Lukas Podolski hap një qebabtore në Këln

Sporti

Lukas Podolski hap një qebabtore në Këln

Më: 8 janar 2018 Në ora: 07:50
Lukas Podolski hap një qebabtore në Këln

Futbollisti Lukas Podolski hap një qebabtore në vendlindjen e tij Këln. Kjo është sipërmarrja e tretë e ish-starit të Kombëtares Gjermane.

Qindra tifozë prisnin në radhë të gjata përpara qebatores së re të futbollistit gjerman Lukas Podolski në sheshin Chlodwig në Këln. Futbollisti gjerman qe vetë i pranishën në ceremoninë e hapjes së qebabtores dhe ky qe një shans për tifozët që të shihnin nga afër djalin e preferuar të qytetit. Tifozët patën rastin të takonin "Princ Poldin", sikurse e quajnë, në restorantin e tij të ri, ku ai dha edhe autograme.

Restoranti, Mangal Dëner, është sipërmarrja e tretë që ish-stari i Kombëtares Gjermane, i Arsenalit dhe i Bajernit të Munihut hap në qytetin që ai vazhdon ta konsiderojë si shtëpinë e tij.

Image

Lojëtari anësor, i cili flet me një theks të fortë të dialektit të Këlnit, ka ndërkohë në qytetin e tij të origjinës një dyqan veshjesh me emrin "Street Kicker" dhe një sallon akulloresh me emrin "Ice Cream United". Ai gjithashtu organizon në Këln çdo verë një kamp futbolli për fëmijë.

Pyetjes se si i erdhi ideja për të hapur një qebabtore, Podolski iu përgjigj se nuk qe plotësisht i sigurt: "qe që ideja i kishte lindur papritur dhe se deri tani ende nuk ka një plan të vërtetë biznesi." Megjithatë, sipas zëdhënësit të futbollistit, Sebastian Lange, "euforia për renstorantin është shumë, shumë e madhe dhe Podolski është shumë i lumtur".

Ai tha po ashtu se Podolski kishte filluar ta pëlqente kuzhinën turke gjatë periudhës dyvjeçare që qe i angazhuar me ekipin Galatasaraj në Stamboll.

Podolski luan aktualisht për ekipin japonez Vissel Kobe, por është kthyer në Këln për trajtim për shkak se është plagosur në kofshë./dw

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat