Delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova nderojnë me homazhe Burim Hatipin dhe Ali Shalën

Sporti

Delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova nderojnë me homazhe Burim Hatipin dhe Ali Shalën

Më: 16 janar 2018 Në ora: 13:16
Delegacionet nga Shqipëria dhe Kosova nderojnë me homazhe Burim Hatipin dhe Ali Shalën

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës të martën ka bërë homazhe pranë varreve të dy figurave të ndritura të gazetarisë sportive në Kosovë, Ali Shalës dhe Burim Hatipit. Delegacioni u drejtua nga kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli.

Të pranishëm ishin edhe i biri i Burim Hatipit, Vërshimi, doajenët e gazetarisë sportive shqiptare Shpëtim Gjoshi dhe Dëfrim Met’hasani, të cilët kanë ardhur në Tirana për të nderuar veprën e Hatipit dhe Shalës, poashtu për të marrë pjesë në turneun “Burim Hatipi” dhe ceremoninë “Ali Shala”.

Homazhe bënë edhe gazetari sportiv Avni Shabani dhe sekratari i SHGSK-së, Arlind Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat