Testi antidoping, Romela dyshohet pozitive, Gjoza: Do bëhet testi B!

Sporti

Testi antidoping, Romela dyshohet pozitive, Gjoza: Do bëhet testi B!

Më: 16 janar 2018 Në ora: 16:40
Romela Begaj

Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj, që u shpall Kampione Bote në botërorin e peshëngritjes në SHBA në dhjetor të vitit të kaluar, dyshohet të jetë pozitive në testin antidoping. Sipas burimeve të Telesport, lajmi për dyshimin se Romela ka rezultuar pozitive në testet antidoping ka mbërritur në Federatën Shqiptare të Peshëngitjes prej të premtes së javës së kaluar.

Por publikisht u bë vetëm këtë të martë. Telesport kontaktoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes për të vërtetuar këtë lajm. Elez Gjoza u shpreh se nuk ka asgjë zyrtare për këtë, por pranon se dyshohet se Romela ka rezultuar pozitive. Pavarësisht kësaj, Gjoza thotë se federata është e bindur se Romela nuk ka përdorur substanca dhe nëse do të rezultojë pozitive do të kërkohet testi “B”.

“Nuk është e vërtetë, ende nuk kanë ardhur përgjigjet zyrtare nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes. Edhe nëse do të rezultojë kështu, ne do të kërkojmë të kryejmë testin B të antidopingut, sepse jemi të bindur që vajza nuk ka përdorur substanca. Pra nuk është e vërtetë, është e dyshuar por nuk ka asgjë zyrtare”– u shpreh Elez Gjoza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat