Romela Begaj me doping, trajneri lëshon akuza: Kanë gisht ndërkombëtarët

Sporti

Romela Begaj me doping, trajneri lëshon akuza: Kanë gisht ndërkombëtarët

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:00
Romela Begaj

Pas skandalit ku peshëngritja Romela Begaj rezultoi pozitive në doping, ka reaguar trajneri dhe bashkëshorti i saj Gazmend Hakcani.

Ai thotë se bashkëshortja e tij nuk ka përdorur asnjë substancë të ndaluar, dhe se do të zhvillojë testin B.

“Romela është e pastër dhe analizat janë të pastra. Kjo është diçka që bëhem me qëllim nga ndërkombëtarët. Kemi vendosur që të bëhet edhe testi B”, deklaroi Hakcani.

Kjo është hera e dytë që Romela Begaj del pozitive me stanozolol, teksa e njëjta situatë ka ndodhur edhe 4 vite më parë pas Botërorit të Kazakistanit. Peshëngritja rrezikon tanimë 4 vjet pezullim ose nëse masa do të jetë më drastike, përjashtimin përgjithmonë nga sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat