Kosova bën parakalimin historik në ceremoninë hapëse të LOD PyeongChang 2018 - Bota Sot
Kosova bën parakalimin historik në ceremoninë hapëse të LOD PyeongChang 2018

Sporti

E hënë, 28 maj 2018

Kosova bën parakalimin historik në ceremoninë hapëse të LOD PyeongChang 2018

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 14:20
Ekipi olimpik i Kosovës ka defiluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore PyeongChang 2018

Ekipi olimpik i Kosovës ka defiluar në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimërore PyeongChang 2018 që fillojë në Korenë e Jugut.  

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore ka filluar nga ora 12:00, ku të gjitha shtetet një nga një kanë kryer defilimin e tyre.

Edhe ekipi olimpik i Kosovës ka defiluar zyrtarisht rreth orës 13:10, pasi ishte shteti i 71-të në radhë dhe shihej qartë entuziazmi i madh tek të pranishmit.

Ekipi i Kosovës përbëhej nga pesë persona zyrtar, ku vetëm njëri nga ta ishte garues, Albin Tahiri, i cili ishte bajraktar me flamurin në dorë.

Albin Tahiri është sportisti apo skitari i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik dhe do të garojë të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë  përgatitjet zyrtare.

Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 03:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.

Ndërsa, lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test