Operohet sportistja e Kosovës

Sporti

Operohet sportistja e Kosovës

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:29
Operohet sportistja e Kosovës

Në faqen e Federatës së Notit të Kosovës, bëhet e ditur, se është operuar prej notareve më të mira, Flaka Pruthi, anëtare e kombëtares së Kosovës. “Në Tiranë në spitalin ‘Hygeia Hospital Tirana – HHT’, është operuar notarja Flaka Pruthi nga një lëndim i gjurit, në bazë të informatave që morëm operacioni ka kaluar më sukses.

Federata e Notit e Kosovës i uron shërim sa më të shpejtë Notares, dhe pret që sa më shpejtë të kthehet në ushtrimet e Notit”, thuhet nga FNK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat