Incidenti seksi gjatë Olimpiadës

Sporti

Incidenti seksi gjatë Olimpiadës

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 17:19
Incidenti seksi gjatë Olimpiadës

Gjatë garës së patinazhit artistik në çift në Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”, patinatores franceze Gabriella Papadakis i ka ndodhur një incident “hot”. Kostumi i veshur ka qenë shumë i hapur dhe për një moment gjoksi i saj ka dalë jashtë. Duket se kostumi nuk ka qenë shumë i përshtashëm për skiatoren, që e ka parë veten në siklet gjatë garës, shkruan telesport.

Gjatë garës, pjesa e sipërme e kostumit është zbërthyer dhe në disa raste skiatorja është përpjekur të mbulojë gjoksin edhe pse vazhdonte garimin. Ky është incidenti i dytë që ndodh në këtë Olimpiadë me patinatoret femra gjatë garës së konkurrimit të patinazhit artistik, pas atij me patinatoren vendase pak ditë më parë.

Gabriella Papadakis është dy herë kampione e botës dhe e Europës në këtë disiplinë, një nga patinatoret favorite për medaljen e artë edhe në Olimpiadën koreane. Ajo garon së bashku me kolegun e saj Guillaume Cizeron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat