Ministrja e Qeverisë i gëzohet fitores së Ilir Latifit

Sporti

Ministrja e Qeverisë i gëzohet fitores së Ilir Latifit

Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 11:40
Ministrja Reshitaj me Ilir Latifin

Fitorja e mbrëmshme e Ilir Latifit ndaj Ovince Saint Preux në UFC , e ka gëzuar jashtë mase ministren e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitajn, pasi kjo e fundit ka një lidhje familjare me Latifin.

Ministrja Reshitaj në një reagim të lëshuar në profilin e saj zyrtar, ka treguar se qysh në moshë shumë të vogël, Latifit i kishin pëlqyer sportet luftarake.

Reshitaj ka thënë se ndihet krenare me këtë fitore të Latifit.

Reagimi i plotë i ministres Reshitaj:

Si të vegjel kur ishim të pëlqenin sportet luftarake, e qysh atëher familja na mësuan që ëndrrat bëhen realitet vetëm me punë dhe ne duhet të qëndrojmë pas tyre gjithmonë.

Edhe një herë sot po ndihem krenare me fitorën tënde ashtu siç po ndihen të gjithë shqiptarët anekënd botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat