Presidenti Thaçi: Trajneri i ri, shpresë e re për Kosovën

Sporti

Presidenti Thaçi: Trajneri i ri, shpresë e re për Kosovën

Më: 2 mars 2018 Në ora: 15:14
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, beson se trajneri i sapo emëruar i ekipit kombëtar të Kosovës në futboll, Bernard Challandes, është shpresë e re që duhet të shndërrohet në entuziazëm.

Bernard Challandes u prezantuan sot si trajner i Kombëtares së Kosovës me të cilën ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

Ndërkohë, presidenti vendit thotë se Challandes është trajner i dëshmuar për përvojën e tij në shumë ekipe botërore.

“Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, nga sot u bë me trajner të ri. Bernard Challandes, me përvojën e tij, është dëshmuar në shumë ekipe botërore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai e ka falënderuar edhe ish-trajnerin Albert Bunjakun, për të cilin mendon se ka ndërtuar një ekip kombëtar me potencial të madh.

“I jemi mirënjohës për punën dhe angazhimin e deritashëm trajnerit Albert Bunjaku, i cili e ka ndërtuar një ekip me potencial të madh. Kosova ka shumë talente në futboll dhe trajneri i ri është një shpresë e re, e cila duhet të shndërrohet në entuziazëm edhe për tifozërinë tone”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat