Shala: Si sportist kërcënohem dhe dëmtohem nga KOK-u

Sporti

Shala: Si sportist kërcënohem dhe dëmtohem nga KOK-u

Nga: Kemajl Goca Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:33
Edon Shala gjatë një gare

Mundësi i kombëtares së Kosovës, Edon Shala dhe i klubit Prizreni, është i shqetësuar me kërcënimin e fundit, sipas tij nga Komiteti Olimpik i Kosovës, se Federata e Mundjes e Kosovës mund të rrezikojë vazhdimin e marrjes së bursës.

Shala, mundësi më i mirë në vendin tonë është marrës i bursës. “Unë si mundës nga FMK e kam pritur këtë padrejtësi nga KOK-u sepse nuk është hera e parë që unë si sportist kërcënohem dhe dëmtohem nga KOK-u, sepse janë po të njëjtit që me kanë mohuar pjesëmarrjen edhe në Rio 2016”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A keni frikë apo jeni në presion se mund të mbeteni pa bursë? “Po, natyrisht se me brengos fakti kur në vend që të përkrahem nga KOK, unë po kërcenohem. Bursën që e kam nënshkruar ka qenë 250 dollarë në muaj, ndërsa unë kam marrë vetëm 2.70 cent në ditë. E ç’ mund të bëj një sportist profesionist me 2.70 cent në ditë?”, pyet Shala, që garon në kategorinë 97 kg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat