SHGSK: Është emëruar një anëtar si i paanshëm

Sporti

SHGSK: Është emëruar një anëtar si i paanshëm

Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:24
Ilustrim

Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës ditë më parë ka formuar një komision prej 6 anëtarësh për të diskutuar rreth çështjeve që u ngritën në Kuvendin e fundit të Punës që u zhvillua në dhjetor, me theks të veçantë raportin financiar. Në këtë komision bëjnë pjesë 3 anëtarë të bordit të SHGSK-së dhe tre gazetarë që kishin shprehur pakënaqësi. Po ashtu është emëruar një anëtar si i paanshëm, i cili do të raportoj në Kuvendin e ardhshëm për punën e komisionit. Ky komision është takuar të enjten në Shtëpinë e Sporteve dhe pas diskutimeve të shumta në lidhje me dyshimet e ngritura për çështjet në fjalë, kanë rënë dakord për këto pika:

1. Janë sqaruar të gjitha dyshimet në lidhje me raportin financiar,

2. Është konstatuar se ka pasur një luftë speciale ndaj njerëzve që kanë ngritur zërin ndaj pakënaqësive në SHGSK, gjë që ka reflektuar edhe te puna e tyre.

3. Të bëhet plotësim –ndryshimi i Statutit të SHGSK-së,

4. Kuvendi në mbledhjen e ardhshme të themeloj Këshillin Mbikëqyrës dhe Gjyqin e nderit, në përputhje me Statutin.

5. Kuvendi duhet të diskutojë edhe çështjen e përfaqësimit në Kuvend, saktësisht modifikimi i anëtarëve.

Palët kanë rënë dakord që Kuvendi i ardhshëm i Punës të mbahet pasi të përfundojnë punimet e Komisionit. Për më tepër informacione do të njoftoheni me kohë, thuhet nga shoqata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat