Shterpësia para golit, Milani ka vetëm sulmin e 10-të më të mirë

Sporti

Shterpësia para golit, Milani ka vetëm sulmin e 10-të më të mirë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:18
Andre Silva dhe Nikola Kalini

Rossonerët kanë hasur në probleme të shumta për të shënuar gola në këtë stinor.

Ndonëse gjatë verës Milani ka shpenzuar shuma të mëdha për të përforcuar të gjitha repartet, ai që çalon më së shumti mbetet sulmi.

Dy futbollistët e blerë në fillim të sezonit, Andre Silva dhe Nikola Kaliniç kanë dështuar duke realizuar vetëm 7 gola së bashku, dy portugezi dhe pesë kroati. Golashënuesi më i mirë i Rossonerëve mbetet talenti Patrick Cutrone që ka realizuar 7 gola, por që janë shumë pak për një skuadër e cila synon kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Milani ka sulmin e 10-të më të mirë në Serie A me vetëm 43 gola të realizuar në 31 xhiro të luajtura, kurse renditet në pozitën e gjashtë me 52 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat