Bayran Tutumlu, agjenti i FIFA-s, thotë se në vitin 2015, Ikay Gundogan ishte shumë pranë kalimit te Barcelona.
Zbulohen edhe prapaskenat e rastit në fjalë. Gundogan, i cili e kishte humbur Kupën e Botës 2014 për shkak të kryerjes së një operacioni, arriti të kalojë me sukses testet mjekësore te Barça.
Për të mos dyshuar, takimi u bë jashtë Katalonjës. Marrëveshja për transferimin, midis Dortmundit dhe Barçës, kushtonte gjithsej 20 milionë euro. Mesfushori ishte shumë i predispozuar për të shkuar në “Camp Nou”, i gatshëm të kalonte edhe gjashtë muaj pa luajtur, për shkak të sanksioneve të FIFA-s Megjithatë, Luis Enrique, që kishte forcën e fitimit të tripletës në vitin e tij të parë, preferoi Arda Turan para Gundogani-t.