Formacionet e mundshme, Real Madrid – Juventus

Sporti

Formacionet e mundshme, Real Madrid – Juventus

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Real Madrid mund të thuhet se me një këmb është në gjysmëfinale pas fitores të arritur në Torino kundër Juventusit me rezultat 0:3.

Zidane edhe pse ka avantazhin prej tre golave ka deklaruar se do jetë një ndeshje e vështirë për ta dhe se do të luaj me formacionin më të mirë të mundur kundër skuadrës Italiane, raporton KosovaPress.

Ndërsa Max Allegri e di që mundësit për një kualifikim në fazën tjetër janë ta pakta dhe kështu ekipi i tij do të mundohet që gjatë tërë kohës të sulmuojë për të arritur deri te goli sa më parë të jetë e mundur.

Reali pritet ti mungojë kapiteni Sergio Ramos  ndërsa te Juventusi do të mungojë Paolo Dybala pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino.

Formacionet e mundshme për ketë ndeshje janë këto:

Real Madrid: Navas; Carvajal, Casemiro, Varane, Marcelo; Kova?i?, Modri?, Kroos; Isco, Ronaldo, Benzema

Juventus: Buffon; De Sciglio, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjani?, Matuidi; Cuadrado, Higuaín, Douglas Costa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat