Ernesto Valverde merr përgjegjësin për humbjen nda Romës

Sporti

Ernesto Valverde merr përgjegjësin për humbjen nda Romës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 10:44
Ernesto Velvedere

Ernesto Valverde pranoi se Barcelona nuk luajti mirë në ndeshjen ndaj Romës, ku ata humbën me rezultat 3-0, rezultat i cili i eliminoi nga Liga e Kampionëve.

Valverde nuk kishte asnjë justifikim për këtë disfatë të rëndë, duke pranuar se u dominuan tërësisht nga Roma e Eusebio Di Francesco. “Kur humbet kështu është gjithmonë e vështirë, – tha ai. – Por, është e thjeshtë të thuhet se kundërshtari ynë ishte shumë i fortë nga minuta e parë në të fundit. Roma ushtroi një presion të lartë në të gjithë fushën, çka e bëri të vështirë për të luajtur ndeshjen tonë. Kundërshtari fitoi topat e dytë, ndërsa koha e golave të tij ishte e rëndësishme.

“Kjo ishte një ditë e keqe për ne. E vërteta është se Roma ishte shumë mirë, ndërsa ne nuk ishim. Kjo është një humbje e dhimbshme, nuk ka dyshim. Të gjithë ne kemi pasur dëshirën për të fituar këtë kompeticion, por Roma na eliminoi në çerekfinale. Ne kemi mbetur prapa në këtë rrugë, por nuk ka ilaç tjetër, përveçse të vazhdojmë me fitimin e dy trofeve të tjerë sezonalë, që do të jenë ngushëllim për këtë ditë të vështirë”,deklaroi Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat