Interi më pak gola të shënuara se Benevento

Sporti

Interi më pak gola të shënuara se Benevento

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:55
Ilustrim

Interi në 2018 po kalon nje krizë të vërtetë në sulë dhe nëse nuk shënon Icardi apo Perisic, zikaltërit shumë herë e kanë mbyllur ndeshjen me 0 gola të shënuar.

Falë mbrojtjes së hekurt të Milan Skriniar dhe të Joao Miranda por edhe prej pritjëve fantastike të Samir Handanovic, shpeshë herë ndeshjet kanë përfunduar edhe në barazim 0-0,raporton KosovaPress.

Shprehja “kur nuk shënon, do të pësosh”, fatmirësisht për zikaltërit nuk ka qenë e vertëtë në shumicën e rasteve, me perjashtim të ndonje ndeshje si ajo ndaj Torinos.

Interi në vitin 2018 ka shënuar me pak se skuadra e fundit në klasifikim, Benevento.

Zikaltërit kanë arritur te shënojnë vetëm 16 herë, kurse Benevento 18 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat