Rruga e kampionit olimpik

Sporti

Rruga e kampionit olimpik

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:59
Piktura e Shaban Tërstenës

Filmi e mban titullin "Kobra". filmi do të perzentohet në ditën e premte, në datën 20 prill 2018, në orën 19:00 në Kino Milenium në qendër ne Shkup.

Pas një viti përpjekjeve, konsultimeve dhe kontakteve të ndryshme gjatë kësaj periudhe me protagonistë të ndryshëm të cilët do të jenë pjesë përbërëse e këtij filmi dokumentar, arritëm që përfundimisht tërë materialin e nevojshëm që përfshinte Libri, rruga e kampionit olimpik, dokumente, revista, gazeta të ndryshme të kohës, si dhe material tjetër arkivor, ta realizojmë edhe si film dokumentar me një ekip profesionist i udhëhequr prej regjisorëve dhe skenaristëve të vendit tonë. Jetojmë, përse jetojmë, qëllimi i gjithsecilit është të lë "gjurmë" në këtë tokë. Kemi lindur në këtë botë për t’i shërbyer të mirës së njerëzimit. Falë Krijuesit tim, që më dha shëndetin, mendjen dhe forcën, ku sado pak e kam shkruajtur një histori të vogël për botën e madhe. Unë jam përkohësisht në këtë botë, por veprat, sukseset, libri dhe filmi do te jenë të përjetshëm.

Ju faleminderit të gjithëve miqve të mi nga zemra, që 250 veta kanë konfirmuar deri me tash ftesën për të marrë pjesë në promovimin e filmit dokumentar mbi jetën time, i cili është bërë filmi më kuptimplotë mbi veprimtarinë time jetësore dhe sportive gjatë 2 dekadave. Ky film është përgatitur nga një ekip profesional i "Skopje film studio" në përbërje: regjisori Tomi Salkovski dhe bashkëpunëtorët e tij Igor Ivanov, Dimitar Minov dhe Vlladimir Pavllovski.

Filmi e mban titullin "Kobra". Filmi do të prezantohet në ditën e premte, në datën 20 prill 2018, në orën 19:00 në Kino Milenium në qendër të Shkupit, shkruan Shaban Tërstena, fituesi medaljes së artë olimpike në vitin 1984 dhe të argjendtës në vitin 1988.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat