Ministria e Sportit do ta financoj Donjeta Sadikun me 12 mijë e 300 euro

Sporti

Ministria e Sportit do ta financoj Donjeta Sadikun me 12 mijë e 300 euro

Më: 21 prill 2018 Në ora: 16:40
Pamje nga takimi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në një postim në Facebook ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me sportisten Donjeta Sadiku.

Ai ka treguar se do të financojë sportisten Sadiku me mbi 12 mijë euro.

Postimi i plotë:

Me sportisten Donjeta Sadiku nënshkrova Memorandum Bashkëpunimi.

Me këtë marrëveshje Ministria e Sportit do ta financojë sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për përgatitjen e sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi.

Mbështetja për sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talentëve të rinj të cilët me punën e tyre të suksesshme, po arrijnë që të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare. KG/Botasot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat