Southampton sfidon Chelsea në gjysmëfinale

Sporti

Southampton sfidon Chelsea në gjysmëfinale

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:48
Ilustrim

Chelsea ka kaluar një sezon të vështirë dhe nuk ka arritur të mbrojë titullin në Premier League. Antonio Conte ka pasur shumë vështirësi në sezonin e tij të dytë dhe largimi i Diego Costa-s ka qenë një goditje shumë e madhe për ekipin.

Deri në atë pikë sa “Blutë” rrezikojnë të mos marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Champions League. Ngushëllimi i vetëm në këtë sezon mund të vijë nga Kupa e Anglisë, kompeticioni i vetëm ku Chelsea është akoma në garë. Londinezët do të luajnë të dielën pasdite në gjysmëfinale kundër Southampton.

Skuadra e Conte ka bërë një paraqitje të mirë në mesjavë, duke mundur 2-1 Burnley në transfertë, një fitore kjo që ka ardhur pas përmbysjes së çmendur të realizuar fundjavën e kaluar në fushën e Southampton, me këta të fundit që janë mundur 3-2 pasi kanë qenë në avantazh 2-0.

“Shenjtorët”, nga ana tjetër, kanë marrë një barazim pa gola kundër Leicester të enjten, duke i dhënë fund ecurisë prej tri humbjesh radhazi të pësuara në kampionat. Ata mbajnë vendin e 18-të në kampionat, katër pikë larg mbijetesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat