City ofron 75 milion për yllin e Premierligës

Sporti

City ofron 75 milion për yllin e Premierligës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:28
Pep Guardiola

Pep Guardiola e dëshiron që me çdo kusht gjatë verës Riyad Mahrezin.

Trajneri spanjolli i Manchester Cityt po planifikon të bëjë një ofertë prej 74 milionë eurosh.

Strategu bëri dy oferta të pasuksesshme për yllin e Leicester Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit.

Krerët e King Powerit nuk dëshironin të lirojnë algjerian pa i parë në xhirollogarinë e tyre hiq më pak se 90 milionë euro.

Futbollistit i ka mbetur dy vjet deri në përfundim të kontratës me “Dhelprat” e Leicesterit.

Ai deri më tani këtë sezon ka luajtur 37 paraqitje ish-kampionët dhe ka shënuar 11 gola.

Mahrez kujtojmë se u shpall lojtar i vitit në vitin 2016 pasi fitoi titullin e Ligës Premier me Leicesterin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat