Besart Berisha i pamëshirshëm, sërish gol

Sporti

Besart Berisha i pamëshirshëm, sërish gol

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:34
Besart berisha

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha kalon një formë të shkëlqyer, pasi ka shënuar sërish gol në ndeshjen që Melburn Viktori arriti të merrte ndaj Adelaides.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1, dhe ky rezultat bëri që Melburni të kalojë në gjysmëfinalen e “A Ligës”, ku përballë do të ketë Sidnein. Goli i parë u shënua nga Milesuniç për miqtë në minutën e 57, ndërkohë që Xhorxh në minutën e 63 arriti të barazonte shifrat. 

Kur dukej se ndeshja po përfundonte me rezultatin 1-1, ka dalë në skenë Berisha, i cili arriti të shënonte një super gol në minutën e 89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat