Conte: Unë dhe Mourinho jemi më mirë tani

Sporti

Conte: Unë dhe Mourinho jemi më mirë tani

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Trajneri i skuadrës së Chelseas para ndeshjes finale të FA Cup ka deklaruar se ai dhe trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i kanë dhën fund përleshjeve publike.

Këta të dy trajnerë do të përballën njëri me tjetrin muajin e ardhshëm në finalen e FA Cup.

Italiani e ka paralajmëruar homologun e tij portugez se mund të ketë vetëm një fitues në finale dhe ai këmbëngul që ata do t’ia dalin të fitojnë.

“Me Jose, ne kemi sqaruar situatën. Kjo është gjëja më e rëndësishmë. Nuk ka më asnjë problem mes meje dhe atij”, deklaroi Conte

Ai më tutje vazhdoi se të dy trajnerët kanë respekt për njeri tjetrin si dhe për klubet të cilat trajnojnë.

“Kam respekt të madh për historinë e United, për historinë e Mourinhos. Ata kanë të njëjtin respekt, mendoj për historinë e Chelsea-s dhe historinë time”, përfundoi strategu Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat