Spanja humbet organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Sporti

Spanja humbet organizimin e evropianit shkaku i Kosovës

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:21
Peshëngritësit nga Kosova

Spanja e ka humbur të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për grupmoshat U23 që ishte planifikuar të zhvillohej nga 24 deri më 31 tetor në La Coruna.

Federata Evropiane e Peshëngritjes (EWF) i kishte dërguar një letër qeverisë spanjolle që t’i lejojë sportistët kosovar që të marrin pjesë në këtë kompeticon.

Spanja nuk është përgjigjur në afatin e përcaktuar kërkesës së EWF-së, dhe e kanë humbur të drejtën e këtij organizimi.

Lajmin e ka dhënë Sekretari gjeneral i FPNK-së Astrit Hasani duke konfirmuar njoftimin që i ka dhënë Federata Evropiane.

“Federata Evropiane e Peshëngritjes i ka dhënë afat Spanjës tri javë që të garantoj hyrjen e sportistëve kosovar në shtetin e tyre. Ata nuk kanë kthyer përgjigje në afatin e paraparë dhe EËF janë shumë strikt në këtë aspekt”, ka thënë sekretari i FPNK-së.

Ata e kanë njoftuar Federatën e Peshëngritjes së Kosovës se evropiani do të mbahet tashmë në Poloni.

“Bordi ekzekutiv i Federatës Evropiane i ka dhënë të drejtën e organizimt shtetit të Polonisë që e garanton hyrjen e sportistëve të Kosovës”, ka shtuar Hasani.

Kosova në këtë ngjarje do të garoj me gjashtë sportist dhe këtë vendim Hasani e sheh si një fitore të sportit mbi politikën.

“Ne do të marrim pjesë me gjashtë sportist në Kampionatin evropian në Poloni. Kjo është një fitore e madhe e sportit, duke dëshmuar edhe një herë se sporti është mbi politikën”, përfundoi Astrit Hasani.

Federata e Peshëngritjes e Kosovës (FPNK) ?shtë themeluar n? vitin 2008 dhe është anëtare e Federatës Botërore te Peshëngritjes (IWF) dhe Evropiane(EWF).

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat