Guardiola nuk pajtohet me ndarjen e çmimit të lojtarit të vitit

Sporti

Guardiola nuk pajtohet me ndarjen e çmimit të lojtarit të vitit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:18
?Pep Guardiola

Pep Guardiola nuk është dakord me vlërësimin me çmimin “Futbollisti i Vitit” sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Sipas teknikut të Manchester City-t, këtë çmimin e meritonte Kevin De Bruyne, edhe pse ka shënuar vetëm 12 gola në kampionat, gati sa 1/3-ën e Salah, pasi ka patur ndkimin më të madh në lojën e “Citizens”.

“Në pikëpamjen time, nëse analizon paraqitjen përgjatë 10 muajve, nuk besoj se dikush është më i mirë se Kevin De Bruyne në termat e vazhdimësisë. Ndoshta ka futbollistë me statistika (golat e shënuar) më të mira, por për mua ai është më i miri. Mua më pëlqen të mëndoj se ai e meriton dhe të mos harrojmë që ai do t’i shijojë pushimet verore si kampion.” përfundoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat