Klopp ia premtoi finalen Coutinhos

Sporti

Klopp ia premtoi finalen Coutinhos

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:31
Ilustrim

Sipas informacioneve të publikuara nga “Express.co.uk”, ishte Coutinho që i kërkoi Kloppit të largohej drejt Barcelonës.

Trajner gjerman nuk epati me dëshirë për ta larguar brazilianin dhe e ftoi në dhomat e zhveshjes, u ul së bashku me të dhe i tha:

“Unë kam një plan të madh këtu i cili do të kryesohet nga ti dhe Mohamed Salah. Po të them që të qëndrosh këtu sepse do të përjetosh gjëra fantastike. Por nëse ti nuk qëndron, do të jetë Salah ai i cili do të jetë bartësi i vetëm i të gjitha atyre magjive. Vendimi të takon ty.”

Coutinho bëri një vesh “shurdh” dhe pranoi transferimin tek Barcelona për të humbur mrekullinë që Klopp i premtoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat