Tepavçeviç në presion, kombëtarja e Kosovës po vjen në Serbi!

Sporti

Tepavçeviç në presion, kombëtarja e Kosovës po vjen në Serbi!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2018 Në ora: 12:33
Ilustrim

Serbia është në presion të madh! Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian në karate, që mbahet në Novi Sad të Vojvodinës, vend të cilin Serbia shoveniste e konsideron si krahinë të veten. Për pjesëmarrje kanë aplikuar 51 shtete, mes tyre edhe Kosova.

“Për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet nga 9 deri më 13 maj në Novi Sad, zyrtarisht kanë aplikuar 51 vende, duke përfshirë edhe Prishtinën”, kështu quan me cinizëm presidenti i Federatës Karate të Vojvodinës, Strahinja Tepavçeviç.

Sipas tyre, Kosova mund të marrë pjesë me status neutral apo me flamurin e Federatës Evropiane të Karatesë. Sipas tij, do të sillen në përputhshmëri me politikën e Qeverisë serbe, që mos t’i lejojnë simbolet e Kosovës, raportojnë disa media serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat