Skender Potera fitues i Drag Race

Sporti

Skender Potera fitues i Drag Race

Më: 6 maj 2018 Në ora: 20:14
Skender Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave dhe me këtë kohë është fitues i garës Drag Race, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Për vetëm 09.131 sekonda Skender Potera e ka kaluar distancën prej 402 metrave dhe me këtë kohë është fitues i garës Drag Race, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Nën organizim të Federatës së Auto Sportit të Kosovës dhe Auto Klubit Euro Goma, gjatë dy ditëve të fundjavës u organizua Drag Race i parë për këtë vit nga katër sa janë të paraparë. Potera, i cili edhe në garat e mëhershme ka arritur sukses, ishte i pakonkurrencë dhe i vetmi që në kualifikime e siguroi paraqitjen në Klasën e 9 sekondave.

Gara u mbajt në tri grupe, AWD (veturat që tërheqin me katër rrota), RWD (veturat që tërheqin me rrota të pasme) dhe FWD (vetura) që tërheqin me rrota të përparme, ndërsa klasat u përcaktuan sipas rezultateve të arritura të shtunën në garën kualifikuese. Në përgjithësi gara ka shkuar mirë, ndërsa nuk ka munguar as interesimi si për nga numri i garuesve, ashtu edhe te dashamirët e auto sportit.

Rezultatet:

AWD

Klasa 9

1.Skender Potera

 

Klasa 10

1.Adem Rexhepi

2.Gojart Potera

3.Naim Shabani

4.Ardi Potera

 

Klasa 11

1.Agron Ismajli

2.Elvis Kosova

 

Klasa 12

1.Arben Dibrani

 

Klasa 13

1.Behar Emrullahu

2.Eldonis Llapashtica

3.Lavdat Vllahiu

 

Klasa 14

1.Flamur Ismajli

2.Lulzim Zuka

 

FWD

Klasa 12

1.Hilmi Behrami

 

Klasa 13

1.Leutrim Isufi

2.Liridon Gashi

3.Leutrim Gjata

 

Klasa 14

1.Ilir Potera

2.Dukagjin Berisha

3.Gentrit Ramadani

 

Klasa 15

1.Leutrim Sylejmani

2.Arlind Ramadani

3.Agron Buduri

 

Klasa 16

1.Arbnor Nrecaj

2.Leutrim Sopjani

3. Pajtim Qupeva

 

RWD

Klasa 11

1.Arbnor Musliu

2.Esad Dosljak

 

Klasa 13

Ardian Rama

 

Klasa 14

1.Reshat Pulaj

2.Belkin Fazliu

 

Klasa 15

1.Mehmet Grajqevci 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat