Vajza që pezullohet 6 muaj

Sporti

Vajza që pezullohet 6 muaj

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:23
Amanda Nunes

Kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha gjel), Amanda Nunes, nuk do të zhvillojë asnjë duel për 6 muaj, çka do të thotë se nuk do të ketë mundësi të duelojë në kafaz deri në dhjetor të këtij viti. Ka qenë ky vendimi që ka marrë sot komisioni mjekësor në Rio De Zhaneiro për sportisten braziliane Nunes, që në eventin e UFC-224 mbrojti titullin kampion, pas fitores me “KO teknik” në raundin e pestë ndaj amerikanes Raquel Pennington.

Nunes duket se ka patur disa probleme më këmbën dhe komisioni ka urdhëruar që sportistja braziliane të kryejë rezonancën magnetike me rrezet X, që do të konfirmojmë edhe shkallën e dëmtimit. Kampionia e botës është urdhëruar që për 21 ditë të mos zhvillojë asnjë ditë stërvitje, ndërsa rivalja e saj Pennington nuk do të duelojë për një periudhë 60 ditore. Amerikania u dëmtua rëndë në fytyrë dhe nuk do të duelojë deri në rikuperimin e plotë fizik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat