E penguan Kosovën, fillojnë hetimet kundër Serbisë shoveniste - Bota Sot
E penguan Kosovën, fillojnë hetimet kundër Serbisë shoveniste

Sporti

E enjte, 20 shtator 2018

E penguan Kosovën, fillojnë hetimet kundër Serbisë shoveniste

Nga: K.Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:10
Pamje nga mbledhja e KOK-ut

Serbia shoveniste nuk ka lejuar që kombëtarja e Kosovës të shkojë në Novi Sad të Vojvodinës që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të karatesë, që u mbajt nga data 10 maj deri me 13 maj.  Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kishte dhënë urdhër që në kufi të ndalohet kombëtarja e Kosovës dhe këtë e bërë xhandarmeria serbe! “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka filluar hetimin ndaj Qeverisë së Serbisë, me rastin e ndalesës që qeveria e këtij vendi i bëri delegacionit të Kosovës në karate, të cilën nuk e lejoi të hyjë në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në kampionatin evropian që u mbajt në Novi Sad. Me këtë rast, KON-i ka kërkuar informata shtesë nga KOK-u.

Krahas hetimit, KON-i ka kërkuar nga KOK-u që të njoftohet më herët nëse sportistët e Kosovës mund të hasin në probleme të tilla.

Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, në mbledhjen e 19-të që po mbahet vendosi që të kërkohet edhe një herë nga federatat sportive që të njoftojnë KOK-un me kohë, nëse kampionatet në të cilat marrin pjesë, mbahen në shtetet të cilat nuk e njohin Pavarësinë e Republikës së Kosovës. Në rast se federatat vonohen me njoftim, atëherë edhe kërkesa e KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar nuk do të merret parasysh”, thuhet nga KOK-u.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test