Dovizioso dominon provat e lira në La Mansh, ndjekin Marquez e Rossi

Sporti

Dovizioso dominon provat e lira në La Mansh, ndjekin Marquez e Rossi

Më: 18 maj 2018 Në ora: 16:24
Andrea Dovizioso

Andrea Dovizioso me Ducati ka dhënë kohën më të shpejtë sot në pistën e La Mansh, në provat e lira të vlefshme për Çmimin e Madh të Francës në Moto GP. Piloti italian, që po sot edhe ka rinovuar kontratën me motorin Ducati, dha kohën 1’31”936 në përfundim të dy sesioneve të para të provave të lira. Në vendin e dytë u rendit kampioni i botës në fuqi, spanjolli i Honda, Marc Marquez, ndërsa në të tretin italiani i Yamaha, Valentino Rossi. Pra, një treshe “vip”, tri personazhe që janë edhe pretendentë për titullin kampion në këtë sezon.

Nëse paraqitja e Marquez pritej, ai që befasoi ishte Dovizioso, që fluturoi në pistën franceze, por edhe Rossin uk zhgënjeu, duke treguar se motori Yamaha ka bërë mjaft progres gjatë testeve të javës së kaluare. Në fakt, 7 pilotët e parë janë të gjithë brenda gjysmë sekondi, çka pritet ta bëjë të fortë garën për fitoren ditën e diek. Në vendin e katërt u rendit Maverick Vinales me motorin tjetër Yamaha. Zhgënjeu pedrosa me Honda, i teti, ndërsa Jorge Lorenzo me Ducati u klasifikua në vendin e 10-të. Dobët edhe Suzuki, në vendet 14 e 15 me dy pilotët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat