I jepet lamtumira e fundit sportistit të Kosovës

Sporti

I jepet lamtumira e fundit sportistit të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 20 maj 2018 Në ora: 13:22
kPamje nga varrimi

Kosova ka humbë një sportist dhe një punëtor të palodhshëm të mundjes.  Gjyqtari i mundjes Ridvan Kalanderi ndërroi jetë dhe është varrosur me nderime të larta në fshatin e tij të lindjes, Kosavë të Dragashit. “Federata e mundjes së Kosovës ka humbur njërin nga themeluesit e saj.

Image

Ridvan Kalanderi ka dhënë kontribut të madh për Federatën e Mundjes së Kosovës, si gjyqtar i mundjes dhe në bordin e FMK-së si anëtar i saj. Lamtumirë i pa harruari Ridvan Kalanderi! Vepra dhe profesionalizmi juaj për të avancuar sportin e mundjes, do të jetë inspirim për të ardhmen e Federatës së Mundjes së Kosovës.

I lehtë të qoftë dheu!”, thuhet nga Federata e Mundjes e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat