Kosova në Itali, shpreson të dalin sa më mirë

Sporti

Kosova në Itali, shpreson të dalin sa më mirë

Më: 22 maj 2018 Në ora: 10:57
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës (meshkujt) në pingpong ka udhëtuar për në Bolzano të Italisë për të zhvilluar ndeshjen e fazës së parë të grupit B2 të Kampionatit Evropian 2018-2019, që do të mbahet nga dita e sotme. 

Kosovën do e përfaqësojnë: Mentor Shabani, Kreshnik Mahmuti dhe Fatih Karabaxhaku, nën udhëheqjen e selektorit Yll Bislimi.

Ekipin do e shoqërojnë edhe Daniel Ramaj, Nehat Çitaku dhe Arsim Thaqi, të cilët do të kenë takim pune me Kryetarin e FITET, Di Napoli dhe veteranin Joakin Alfonso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat