Pingpongistët udhëtojnë për në Zenicë

Sporti

Pingpongistët udhëtojnë për në Zenicë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 14:45
Pingpongistët udhëtojnë për në Zenicë

Pas vështirësive për marrjen e vizave, nesër pingpongistët do të nisen për në Zenicë për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për të rinj, duke shpresuar në rezultate të mira, e posaçërisht në formën e mirë të Fatih Karabaxhakut dhe Kreshnik Mahmutit.

Në qendrën sportive “Husejin Smajloviç” në Zenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, prej 06-10/06 2018 do të mbahet Kampionati i 26-te Ballkanik për të rinjtë  – për moshat U15 dhe U18

Kosovën në këtë kampionat do ta përfaqësojnë: juniorë: Kreshnik Mahmuti (Lidhja e Prizrenit), Donat Sinani (Hasan Prishtina) dhe Shend Raskova (Shkolla). Trajner Ylli Maloku. Juniore B:  Alma Mehmeti, (Drita), Bleona Mehmeti, (Drita), Lorena Elshani (Shkolla), trajner Jeton Azizi.  Kadet: Fatih Karabaxhaku, (Lidhja e Prizrenit), Blendi Hajdari (Lidhja e Prizrenit) dhe Sylejman Çerkini (Ahmet Hoxha), trajner Ylli Bislimi: Kadete: Shega Hashani (Ahmet Hoxha) dhe Jerina Rexhepi (Ahmet Hoxha); trajnere Linda Zeqiri. Gjyqtarë janë: Bashkim Gashi e Isak Maxhera dhe udhëheqës ekipi: Ridvan Hashani. Kampionati Ballkanik do të organizohet në shtatë disiplina në dy kategori, U15 dhe U18, për të dy gjinitë. Disiplinat që do të zhvillohen janë: garat ekipore, individuale, çifte meshkujsh, çifte femrash dhe çifte te përziera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat