Prezantohen sportistët që do të marrin pjesë në lojërat mesdhetare "Tarragona 2018"

Sporti

Prezantohen sportistët që do të marrin pjesë në lojërat mesdhetare "Tarragona 2018"

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 14:19
Konferenca nga Komiteti Olimpik i Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës në një konferencë për shtyp ka bërë të ditur emrat e sportistëve që do të marrin pjesë për herë të parë në lojërat mesdhetare “Tarragona 2018”, që mbahen në Spanjë.

Presidenti i komitetit olimpik, Besim Hasani pohoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për pjesëmarrjen në këtë garë. Hasani po ashtu ka thënë se shpreson se delegacioni kosovar do të kthehet me medalje nga Spanja.

Në lojërat mediteriane do të marrin pjesë 40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë nga Kosova.

Më herët, Presidenti Hashim Thaçi i ka dorëzuar këtij ekipi në mënyrë solemne flamurin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat