Flamuri i Kosovës ngritet në Spanjë

Sporti

Flamuri i Kosovës ngritet në Spanjë

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 15:34
Flamuri i Kosovës në Spanjë

Është mbajtur ceremonia e himnit dhe ngritjes së flamurit të Kosovës.

Kjo po bëhet në fshatin e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Flamuri i Kosovës po valon për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishte i pranishëm shefi i misionit, Jeton Rudari.

40 sportistë, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë po përfaqësojnë vendin tonë në Kataluni të Spanjës.

Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018 hapen më 22 qershor dhe mbyllen më 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat