Adelina Rama humbi luftën për të bronztën, Orges Arifi pësoi lëndim

Sporti

Adelina Rama humbi luftën për të bronztën, Orges Arifi pësoi lëndim

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 13:39
Adelina Rama humbi luftën për të bronztën

Adelina Rama ishte shumë afër të shkruajë historinë, duke i sjell Kosovës medaljen e parë nga Lojërat Mesdhetare Tarragona. Karateistja jonë humbi luftën për medaljen e bronztë në repesazh nga spanjollia, Maria Ferrer, në kategorinë -61 kilogramë.

Paraprakisht ai mposhti portugezen, në Ana Simao, në repesazh, kurse u mposht nga Giana Loty e Egjiptit. Rrethin e parë e kaloi pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit në momentin e garës.

Në konkurrencën e meshkujve, sot garoi Orges Arifi (kategoria -60 kg), i cili pësoi humbje në rrethin e parë nga kampioni i Evropës, maqedoni, Emil Pavlov. Arifi, pësoi lëndim gjatë garës, duke iu përsëritur lëndimi i mëhershëm në qafë.

Nesër garojnë edhe Herolind Nishevci (+84 kilogramë), Alvin Karaqi (-84 kg) dhe Fortesa Orana (+68 kg).

Në garat e sotme të karatesë, drejtësinë me shumë sukses e ndau edhe gjyqtari ynë i karatesë, Ardian Muhadri, i cili është në mesin e katër gjyqtarëve nga Kosova, pjesëmarrës në Tarragona 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat