Kamerieri spiunon presidentin e Juventusit: Ja çfarë do të ndodhë me Ronaldon

Sporti

Kamerieri spiunon presidentin e Juventusit: Ja çfarë do të ndodhë me Ronaldon

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 18:35
Ronaldo

Që Cristiano Ronaldo nuk do të jetë pjesë e Real Madridit sezonin e ardhshëm kjo është e sigurt, por tashmë duket se është i vendosur që ti bashkohet Juventusit. Kampionët e Italisë janë të parët në garë për të nënshkruar me yllin portugez.

Thashethemet më të fundit e përforcojnë më shumë këtë transferim dhe këto lajme i sjell emisioni spanjoll “El Chiringuito de Jugones”.

I dërguari i tyre në Torino ka zbuluar një bisedë mjaft interesante nga darka e presidentit Andrea Agnelli dhe zv. presidentit Pavel Nedved. Në atë darkë ka pasur një bisedë mes lkamerierit dhe presidentit bardhezi për Ronaldon.

RRËFIMI- Kamerieri tifoz i Juventus i kërkon lajme për Ronaldon, presidenti Agnelli i është përgjigjur: “Së shpejti, shumë shpejt do të mbyllet marrëveshja”. Një tjetër shenjë besimi që mbretëron në qarqet e kampionëve të Italisë, gati për të mbyllur marrëveshjen me CR7 falë drejtimit të Jorge Mendes, pranë gjetjes së çelësit vendimtar me numrin një të “Los Blancos”, Florentino Perez. 100 milionë euro për Real Madridin, 120 për katër vite për Cristiano Ronaldo: klubi i Juventusit përgatit mbylljen përfundimtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat