Morën pjesë në takimin e KO të Evropës për Lojërat Evropiane Minsk 2019

Sporti

Morën pjesë në takimin e KO të Evropës për Lojërat Evropiane Minsk 2019

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:03
Hasani e Haxhijaj morën pjesë në takimin e KO të Evropës për Lojërat Evropiane Minsk 2019

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë marrë pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike të Evropës, të mbajtur në Minsk të Bjellorusisë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi për përgatitjet e deritashme dhe ato që duhet të bëhen për Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, të cilat mbahen vitin e ardhshëm në kryeqytetin bjellorus.
Kosova debutoi në Lojërat Evropiane Baku 2015 me 18 sportistë, derisa u kthye me medaljen e bronztë, të fituar nga xhudistja, Nora Gjakova.
KOK synon të përgatit sa më mirë sportistët tanë dhe që numri i pjesëmarrjes së sportistëve të Kosovës në Minsk 2019 të rritet në krahasim me Baku 2015.
Po ashtu synohet që këtë herë të fitohen sa më shumë medalje. Lojërat Evropiane Minsk 2019 mbahen prej 21 – 30 qershor 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat