Garë atraktive në karting e drift

Sporti

Garë atraktive në karting e drift

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 19:10
Gara atraktive

Është mbajtur gara e dytë në karting në kuadër të Kampionatit të Kosovës në Auto Sport dhe po ashtu gara e dytë në drift. Të dyja garat janë mbajtur te Salla e Panaireve në Prishtinë dhe kanë qenë mjaft atraktive për të pranishmit.

Në karting dominuan garuesit e Karting Klub Peja. Në Klasën 3 i pari doli Yll Maliqi (KK Peja) 20 pikë, në Klasën 5 Eris Maliqi (KK Peja) 20 pikë, në Klasën 6 Liri Kalenderi (AK Prizreni D&G) 20 pikë. Në Klasën 7 pati më shumë konkurrencë dhe aty Arbër Gutiqi (KK Peja) 40 pikë, para Imran Gutiqit (KK Peja)  dhe Lidra Haxhihasani (KK Peja), të cilët i tubuan nga 15 pikë. Në Klasën 11 Albion Maliqi (KK Peja) ishte i pari me 20 pikë, ndërsa në Promo, Omer Mariqi (KK Peja) garën e përfundoi me 20 pikë.

Ndërkaq, në drift gara u zhvillua në dy kategori. Në kategorinë D2 – Amator, pozita e parë i takoi Fidan Kalludrës me 65 pikë, i dyti u rendit Alteron Sylmeta me 44, ndërsa podiumi u plotësua me Ersen Kurtin, i cili i pati 38 pikë.

Në kategorinë D2 Semi-Pro  triumfoi Igor Stevanoviq me 75 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat