Sot kthehen nga Turqia medalistët e Kosovës

Sporti

Sot kthehen nga Turqia medalistët e Kosovës

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 07:29
Karateistët e Kosovës

Karateistët e Kosovës kanë zënë vendin e dytë në garat e organizuara në Turqi në mesin e 48 shteteve pjesëmarrëse.

Karateistët e Kosovës kanë shkuar nën organizimin e Federatës të Karatesë së Kosovës dhe ky sukses vie pas suksesit të Kosovës në xhudo në garat mesdhetare në Spanjë.

Në turneun tradicional “Turkey open”, për nga numri i medaljeve të fituara, e para ka dal Turqia, e dyta Kosova, e treta Rusia dhe e katërta Rumania.

Kosova ka numër të barabartë të medaljeve me Turqinë. Kosova ka fituar 4 medalje të arta, 6 të argjende dhe 7 të bronzta. Medalistët e Kosovës sot në ora 08:20 do të arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat