Karateisti Alvin Karaqi zuri vendi i tretë në botë nga Kampionati Botëror për Universitete në mesin e 33 Universiteteve te botes qe u mbajt në Kobe të Japonisë. Medaljen e bronztë e arriti Alvin Karaqi në kategorinë deri 84 kilogram.
“Ekspedita që përfaqësoj Federatën e Sporteve Universitare dhe Federatën e Karatesë se Kosovës në ketë kampionat ishte nga sekretari i përgjithshëm i FKK-së, Nazmi Gashi me garuesit Alvin Karaqi dhe Elhami Shabani qe njëherazi janë edhe student te Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës.
Edhe Elhami Shabani kishte një paraqitje shumë të mirë qe humbi në finale për medaljen e bronztë në Ripasazh”, bëhet e ditur nga FKK.