Kalenderi i pa konkurent, fiton garen e radhës

Sporti

Kalenderi i pa konkurent, fiton garen e radhës

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 19:56
Liridon Kalenderi

Në Nerodime të Ferizajt për herë të parë është mbajtur gara e disiplinës malore, e katërta me radhë e Kampionatit të Kosovës në Automobilizëm.

Fitues i kësaj gare ishte garuesi i Auto Klubit Prizreni D& G, Liridon Kalenderi, i cili me veturën e tij Mitsubishi Evo 9 dominoi absolutisht dhe në fund iu gëzua fitores me kohën e përgjithshme 05:30.301 minuta, përfshirë të dyja vozitjet, ndërsa shtegu ishte i gjatë 4800 metra.

“Ka qenë garë e vështirë, duke marrë parasysh se nuk e kemi njohur shtegun, pasi është hera e parë që mbahet garë në Nerodime. Përveç kësaj, shtegu ka qenë edhe i rrëshqitshëm. Unë kam bërë gabime gjatë vozitje, që do të thotë se ekziston mundësia për kohë edhe më të mirë. Sidoqoftë, me rëndësi është që nuk pati asnjë problem, gara përfundoi mirë dhe ishte mjaft atraktive për shikuesit”, ka thënë Kalenderi pas fitores.

Pozita e dytë i takoi Bardhyl Canollit të Eurogoma RT, i cili me Radicall ishte më i ngadalshëm për +14.416 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve në plasmanin gjeneral u plotësua me Gazmend Demollin (Opel - DTM), i cili në krahasim me Kalenderin u vonua për +22.294.

Në konkurrencën ekipore Prizreni D&G edhe sot ishte në pozitën e parë para DTM-së dhe Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat