Vokrri zgjidhet trajner kondicional, Muja përgatitet për Botëror

Sporti

Vokrri zgjidhet trajner kondicional, Muja përgatitet për Botëror

Nga: K. G. Më: 27 korrik 2018 Në ora: 12:40
Vokrri zgjidhet trajner kondicional, Muja në Shkup

Vëllai i legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, Adili, është zgjedhur trajner kondicional i Naim Mujës, mundës veteran.

“Nga data 28-30 shtator në Shkup do të mbahet Kampionati Botëror për  veteran në mundje. Kosova ne ketë eveniment do të përfaqësohet me kryetarin e FMK-së Naim Muja. Muja fazën përgatitore është duke e bërë në malin e Gërmisë në Prishtinë, ndërsa si trajner kondicional ka zgjedhur Adil Vokrrin dhe Fatmir Namanin të cilët janë te kënaqur me formën e tij.

Image

Ndërsa pjesën taktike dhe teknike është duke i bërë me trajnerin Mustafë Syla në palestrën e mundjes në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë”, bëhet e ditur nga FMK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat