Sot luajnë “Qikat e Shahut”

Sporti

Sot luajnë “Qikat e Shahut”

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 07:12
Ilustrim

“Qikat e Shahut”, klubi i qendrës shoqërore Termokiss, organizon turnir të hapur. Kjo është ngjarja e parë e këtij klubi.

“Qikat e Shahut” përpiqet të nxjerrë në shesh rëndësinë e shahut dhe ta zhvillojë këtë sport në shoqërinë tonë.

Turniri do të jetë i hapur për të gjithë, pa dallim gjinie, moshe, etnie apo ndonjë veçorie tjetër individuale ose grupore. Turniri do të zgjasë deri në gjashtë orë.

Kjo ngjarje ka për synim ta promovon shahun dhe në veçanti t’i fuqizojë vajzat dhe gratë duke dhënë një platformë ku ato mund të luajnë dhe ushtrojnë shah, dhe t’i inkurajojnë ato të ndjekin këtë sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat