Lorenzo: Gara më ka shkurtuar disa muaj jetë

Sporti

Lorenzo: Gara më ka shkurtuar disa muaj jetë

Më: 13 gusht 2018 Në ora: 17:40
Jorge Lorenzo

“I lumtur dhe i lodhur”. Kështu e përshkruan fundjavën e tij Jorge Lorenzo, pas fitores në cirkuitin Red Bull Ring të Austrisë.

Në këtë garë spanjolli la pas bashkëkombësin e tij, Marc Marquez, të cilin do ta ketë edhe shok skuadre tek Honda vitin e ardhshëm, e Andrea Dovizioson, shokun aktual të skuadrës tek Ducati.

“Ishte një garë spektakolare. Nuk mund të them se kam humbur vite jetë, por muaj po, pasi tensioni rritet shumë kur je me Marquez. Ai është një luftëtar i vërtetë, nuk u dorëzua për asnjë moment”, tha Lorenzo.

Dy spanjollët do të jenë së bashku vitin e ardhshëm tek Honda e për këtë Lorenzo duket mjaft i kënaqur, pasi e konsideron një përvojë që do të lërë shenjë në karrierën e tij.

“Jam i gëzuar për këtë sfidë të re. Do të jetë diçka shumë e bukur, si nga ana sportive, por dhe ajo personale. Gjithsesi, aktualisht jam i përqendruar tek pjesa e dytë e sezonit. Kemi humbur shumë pikë në fillim, por nuk duhet të mendojmë për të shkuarën. Motori Ducati në këtë moment është i shkëlqyer e këtë duhet ta shfrytëzojmë në maksimum”, tha spanjolli.

Vendi i parë në MotoGP mbahet pikërisht nga Marc Marquez i cili kryeson me kuotën e 201 pikëve. Ai ndiqet nga italiani Valentino Rossi me 142 pikë dhe Jorge Lorenzo që ka 130 pikë. Me fitoren në Austri, Lorenzo kaloi në klasifikim italianin tjetër Andrea Dovizioso, që ka 1 pikë më pak se spanjolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat