Drejtuesit e KOK-ut takuan kryetarin e Komunës së Prishtinës

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut takuan kryetarin e Komunës së Prishtinës

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:35
Drejtuesit e KOK-ut takuan kryetarin e Komunës së Prishtinës

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, kanë takuar tënë zyrën e tij kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtorin për Sport në këtë komunë, Fitim Rexha.
Presidenti Hasani dhe kryetari Ahmeti bashkëbiseduan për çështje të ndryshme të avancimit të sportit dhe sportistëve të kryeqytetit.
Presidenti Hasani kërkoi nga i pari i Prishtinës, rritjen e përkrahjes për klubet sportive në Prishtinë, dhe në lidhje me këtë kërkoi bashkëpunim me komunën për të organizuar një takim me të gjitha klubet dhe bizneset e kryeqytetit, të cilat do të njoftoheshin me benefitet që sjell Ligji për Sponsorizim në Sport, për çka komuna mbeti ta gjejë një datë të përshtatshme.
Komuna e Prishtinës u pajtua të bëhet bashkëpjesëmarrëse për të ndihmuar sportistët Olimpikë të Prishtinës, me ç’rast për katër sportistët: Alvin Karaqi e Orges Arifi (karate) dhe Dasar Xhambazi e Flaka Pruthi (not), komuna do të ndajë nga 100 euro për çdo muaj, gjatë ciklit Olimpik 2017-2020.
Panairi për Sport 2018 që organizohet në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, ishte një temë tjetër për të cilën u bashkëbisedua, për çka Ahmeti shprehu gatishmërinë që edhe komuna që udhëheq ai të jetë bashkëorganizatore. Panairi i Sportit mbahet më 27 shtator në shumicën e komunave në Kosovë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke përmendur buxhetin e limituar për sport, tha se kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga Ministria e Financave, në mënyrë që nga viti e ardhshëm të rrisin mbështetjen për klubet sportive në Prishtinë.
Ahmeti kërkoi nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, ndihmë në të ardhmen në lidhje me kontestet e ndryshme që kanë me klubet dhe sportistët në Prishtinë, për çka u arrit pajtueshmëri edhe në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat