Haliti: 18 vite nuk është investuar në infrastrukturën e sporteve të ujit

Sporti

Haliti: 18 vite nuk është investuar në infrastrukturën e sporteve të ujit

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:38
Haliti: 18 vite nuk është investuar në infrastrukturën e sporteve të ujit

Po vijnë ditë të mira për notin! Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, tha se noti ka pasur ngritje në kontinuitet vit pas viti por ndërtimi i infrastrukturës do ta rris motivin e punës!

“Bota sot”: Pritet së shpejti t’i kemi dy pishina gjysmë olimpike, çfarë do të thotë kjo për notin?

Astrit Haliti: Nëse kjo realizohet do të jetë ndihma më e madhe që i bëhet sportit të notit por edhe sporteve tjera të ujit, janë plot 18 vite që nuk është investuar asnjëherë në infrastrukturën e sporteve të ujit dhe ne propozuam ministrin për ndërtimin e disa pishinave dhe njëkohësisht morëm mbështetjen që në vitin 2019 do të fillohet me dy pishina. Sado që rezultatet e sportistëve tanë në paraqitje në garat e nivelit të Europës dhe botës kanë qenë jo mirë të ranguar, ne mendojmë se noti ka pasur ngritje në kontinuitet vit pas viti por ndërtimi i infrastrukturës do ta rris motivin e punës edhe te trajnerët edhe të sportistët dhe ngritja e rezultateve do të jetë shumë më e shpejtë!

“Bota sot”:  Me rregullimin e infrastrukturës, a do të jetë edhe një mundësi për notaret e notarët që të jenë më të përgatitur për secilën sfidë?

Astrit Haliti: Ne e kemi potencuar shumë herë dhe do të vazhdojmë ta themi se infrastruktura është thembra e akilit për notin, besojmë shumë se fundi i kësaj dekade do të na gjej me investime në pishina të mbyllura dhe sigurisht sportet e ujit shumë shpejt do të zënë vendin e merituar në rangimin qoftë për ka rëndësia qoftë edhe me rezultate sepse kemi shumë talent të rinj të cilët janë të etur për suksese dhe gjithashtu edhe federata do të angazhohet maksimalisht që të përmirësoj edhe kushtet për sportist cilësor por edhe avancimin e trajnerëve dhe stafit tjetër që i duhet sportit të notit, duke organizuar klinika të nivelit të lartë në bashkëpunim me federatën botërore dhe europiane por edhe me solidaritetin olimpik përmes Komitetit Olimpik në disa disiplina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat