Java evropiane e sportit

Sporti

Java evropiane e sportit

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 11:15
Ilustrim

Nga sot deri më 30 tetor në qytete të ndryshe të Kosovës do të organizohen aktivitete në kuadër të javës evropiane të sportit.

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Java Evropiane e Sportit, i cili është një organizim sportiv që mbahet në javën e fundit të muajit shtator, nëpër vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe i cili mbështetet edhe nga Komisioni Evropian.

Viti 2018 është hera e parë që Kosova organizon një ngjarje të këtillë sportive. Nga 23 deri 30 shtator organizatat e ndryshme sportive, si Komiteti Olimpik i Kosovës, Komiteti Paraolimpik i Kosovës, Federata e Çiklizmit, Atletikës, Sportit Shkollor, Sporteve Universitare do të organizojnë aktivitete të ndryshme anekënd Kosovës, nën patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat