Flamuri i Kosovës parakaloi për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj

Sporti

Flamuri i Kosovës parakaloi për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:07
Flamuri i Kosovës parakaloi për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj

Flamuri i Kosovës ka parakaluar për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018,  shkruan faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në ceremoninë hapëse të mbajtur në rrugën kryesore të Buenos Airesit, tek monumenti Obelisk, bartësja e flamurit, Erza Muminoviq, parakaloi përkrahë sportistëve të tjerë.

Image

Në ceremoni morën pjesë dhjetëra mijëra tifozë, ndërsa nga delegacioni i Kosovës, të pranishëm krahas krerëve të Komitetit Olimpik të Kosovës, ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi, i cili ndodhet në Buenos Aires për të përkrahur sportistët tanë.

Kosova në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018 paraqitet me pesë sportistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat