Nuk paguhen subvencionet për turistët e huaj

Struga

Nuk paguhen subvencionet për turistët e huaj

Më: 17 qershor 2016 Në ora: 18:52
Ilustrim

Një pjesë e punonjësve turistik akuzojnë se nuk iu paguhen në kohë subvencionet që u takojnë për sjelljen e turistëve në vend. Rufi Ajazi punonjës turistik nga Struga thekson se prej kohësh pret ti marr paratë për mysafirët nga Greqia të cilët janë akomoduar në hotelin e tij e që në Strugë kishin ardhur përmes agjencisë turistike.

“Në vitin 2008 nuk kishte subvencione, ndërsa ishte një ndër vitet më të mirë për turizmin në 10 vitet e fundit. Ka agjenci të cilat nuk i marrin subvencionet në kohë, por këtë do ta ndërlidhja ndoshta me ndonjë lëshim në dokumentacion”, tha Krste Blazheski, kryetar i Hotam.

Nga Asociacioni i Agjencive turistike për turizëm vendor thonë se procedurat për dorëzimin e kërkesave të subvencioneve kanë qenë komplekse, kështu që kanë vendosur të mos aplikojnë.

“Ka disa dokumente që janë komplekse dhe zmbrapsin një pjesë të madhe të operatorëve turistik. Ja, ne si kompani sjellim numër të madh të turistëve, por deri më tani kemi dorëzuar vetëm një aplikim për subvencione pasi i tërë procesi është shumë kompleks. Ka dokument ku operatori turistik i huaj neve duhet të na jep leje me shkrim dhe ne ta dorëzojmë, se mund të marrim subvencione”, deklaroi Vlatko Sulev, kryetar i asociacionit të agjencive turistike për turizëm vendor.

Por nga Agjencia për mbështetje dhe promovim të turizmit hedhin poshtë këto akuza.
“Të gjitha kërkesat për subvencione procedohen dhe përpunohen sipas procedurës për dhënien e subvencioneve. Të gjithë ata që i plotësojnë kushtet sipas rregullores dhe ligjit, i marrin subvencionet në kohë për atë numër të turistëve që është kërkuar”, tha Lejla Kërstevska, Drejtore e agjencisë për turizëm.

Megjithatë ky problem nuk është i ri, edhe në të kaluarën Agjencitë turistike janë ankuar se ka vonesa në pagesën e subvencioneve shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat